Hapet konkursi për studimet e doktoratës në UP

Prishtina

Hapet konkursi për studimet e doktoratës në UP

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se është hapur konkursi, për pranimin e studentëve të rinj, në studimet e doktoratës 24/25.

Në këtë vit akademik në studimet e doktoratës, do të pranohen 42 studentë, në katër programe studimore, në kuadër të tre fakulteteve.  Ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 08 tetor 2024.

Njoftimi i plotë:

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në studimet e doktoratës 24/25

Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2024-2025.

Universiteti i Prishtinës për këtë vit akademik në studimet e doktoratës do të pranojë deri në 42 studentë, në katër (4) programe studimore në kuadër të tre (3) fakulteteve.

Vërejtje: Aplikimi nga kandidatët bëhet përmes platformës elektronike http://apliko.uni-pr.edu nga dita e shpalljes së konkursit deri më 08. 10. 2024, në orën 16:00.

Gjatë kësaj periudhe dhe pas aplikimit në formë elektronike, do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët dhe pranimi i tyre nga shërbimet administrative në njësitë akademike përkatëse.

Dokumentacioni do të pranohet gjatë ditëve të punës.

Informatat e hollësishme për kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëmpër aplikim mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat