Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po instalojnë teknologji të re nëpër lagjet e kryeqytetit që lidhet drejtpërdrejtë me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.
Sipas Ramës, së shpejti tabelat dixhitale do të tregojnë vendet e lira dhe se nuk do të ketë nevojë për xhiro për të gjetur vendparkim/
“Kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet.
Sipas vlerësimeve, 25-30% e trafikut krijohet nga kërkimi i vendparkimeve, por tani ky informacion do të jetë i disponueshëm menjëherë”, ka thënë Rama.