Podrumi i një ndërtese në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Burimet fillestare bëjnë të ditur se shkas i këtij zjarri mund të jetë një ngrohëse.
Në pamjet e siguruara vërehen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po organizohen për të intervenuar në shuarjen e zjarrit.
Akoma nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga ky incident.