​Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Prishtina

​Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një pjesë e Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike tash e dy orë.

Zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar për KosovaPress se ekipet e kësaj kompanie janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Ekipet janë në teren, ka ndodhur një prishje, ekipet po bëjnë verifikimin e gjendjes dhe në momentin e parë që gjendet se ku ndodhur defekti ajo do të eliminohet së shpejti dhe besojmë se furnizimi do t’u rikthehet banorëve të afektuar”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi nuk ka treguar se për sa kohë qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit do të mbesin pa rrymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat