Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Prishtina

Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të UP-së, është vendosur që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha.

Kështu bëri të ditur udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha.

Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, thekson Sahiti në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat