Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të UP-së, është vendosur që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha.
Kështu bëri të ditur udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha.
Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, thekson Sahiti në një postim në Facebook.