Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë

Prishtina

Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës”, ka thënë Inspektorati i Kryeqytetit nw njoftim.

Me këtë iniciativë, Inspektorati tha se synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

“Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat