Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur punimet për të liruar hapësirat tek vendi i quajtur “Santea” në lagjen Dardania të kryeqytetit, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve në atë pjesë.
Rama ka thënë se do të rregullohen hyrjet e banesave, platoja dhe do të bëhen ndërhyrje në përmirësimin e kanalizimit e ujërave të zeza.
“Po i lirojmë hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.
Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.
Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!”, ka shkruar Rama.