Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit.
Ai ka thënë se janë krijuar mbi 5 mijë llogari në aplikacionin nextbike, që thotë se tregon interesimin e shtuar.
“Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë , duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti.
Përveç kësaj, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike , që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave , duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin dhe uljen e trafikut në kryeqytet”, ka shkruar Rama.