Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur mesazh të fuqishëm për rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit, aktivitetin e sotshëm të vrapimit në sheshin “Skënderbeu”, si mbështetje për gratë që luftojnë kundër kësaj sëmundje.
“Ky aktivitet është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin tonë. Së bashku mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’u japim forcë atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe solidaritet”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje ka treguar se në Prishtinë ofrohet mamografi pa pagesë në tri Qendra të Mjekësisë Familjare, dhe nga 250 euro për të diagnostifikuarit me këtë sëmundje.