Strehimorja për qentë e pastrehë është pranë përfundimit të punimeve. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori komunal Bekim Brestovci, deklarojnë se kryeqyteti së shpejti do të jetë pa qen endacakë në hapësirat publike.
Pamjet e publikuara në profilet e tyre në Facebook, janë shoqëruar me komentin se “kjo strehimore do të ofrojë strehim të përkohshëm për qentë e pastrehë.
Të cilët më pas do të adoptohen nga personat që shprehin interes dhe plotësojnë kushtet për adoptim”.
Detaje tjera nuk u japen për strehimore.
Pamje: