Termokos nis sezonin e ngrohjes me 15 tetor

Prishtina

Termokos nis sezonin e ngrohjes me 15 tetor

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë sezonin e ngrohjes ashtu siç është e paraparë, me 15 tetor.

Kjo gjë u konfirmuar sot nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”-it, Fisinik Osmani.

Në një postim në Facebook, kryetari Rama ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin Osmani dhe bordin e drejtorëve të Termokos, ku kanë diskutuar për projektet kapitale në të cilat po punon ndërmarrja.

Rama ka theksuar se projekti "Solar4Kosova" është njëri prej projekteve që do të transformojë sistemin e energjisë termike në Prishtinë.

"Prioriteti ynë është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes - deri në mbulueshmërinë e të gjithë Prishtinës me ngrohje. Jemi duke finalizuar master planin e zgjerimit i cili synon të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një furnizim më të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët. Gjithashtu, u njoftova që janë bërë përgatitjet e nevojshme që me 15 Tetor të fillojë sezoni i ngrohjes 2024/2025", ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat