Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, bashkë me drejtorët ka mbajtur një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e sezonës së re ngrohëse dhe projektet kapitale që po i zhvillon ndërmarrja.
“Përkrahja që Kryeqyteti Prishtina po i jep Termokos në vazhdimësi, është vendimtare në transformimin e sistemit të energjisë termike për Prishtinën”, ka thënë Osmani.Tutje, ai shtoi se prioriteti i tyre është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes deri në mbulueshmërinë e gjithë kryeqytetit me ngrohje.
“Jemi duke finalizuar master planin e zgjerimit i cili synon të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një furnizim më të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët”, shtoi ai.