Komuna e Prishtinës ka kërkuar durim nga qytetarët, të cilëve u ka bërë thirrje që të shmangin Veternikun pas aksidentit në të cilin janë përfshirë një kamion dhe 11 vetura.
“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas Komunës, ekipet përkatëse, në krye me policinë e Kosovës, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin”, thuhej në këtë njoftim.