Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është takuar me artistë të kryeqytetit.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se me ata bisedat janë gjithmonë plot jetë e kureshtje, “veprat e tyre natyrisht përplot mjeshtri, gjersa koha e kaluar vazhdimisht një mësim”.
Më tej, ai theksoi se i vizitoi 14 atelietë e tyre në këtë Ulpianë.
“Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë. Sepse arti flet për identitetin tonë, historinë tonë e të ardhmen që provojmë ta bëjmë! Kur ky art shpërthen kufijtë, ai bëhet mjet i fortë i diplomacisë”, ka thën Abdixhiku.