Nëse nuk tregoheni fort të vëmendshëm gjatë ecjes në një rrugë dytësore të rrugës “C”, lehtësisht mund të bini në një gropë “gjigante”.
Aq sa është e gjerë aq është edhe e thellë, madje reshjet e kohëpaskohshme kanë bërë që edhe infrastruktura përreth trotuarit e asfaltit të çahet e të shkatërrohet.
Kjo gropë e përmasave të mëdha nuk është lokalizuar nga shiritat e sigurisë dhe nuk asnjë sinjalistikë paralajmëruese.
Qytetarët druajnë se në rast se ndonjë fëmijë apo i rritur bien në të, lëndimet mund të jenë të mëdha.
Me këtë pamje aspak të këndshme e që nuk i ka hije një kryeqytetit ishte përballur edhe një turist i huaj kur kishte kaluar këndej pari për herë të parë, ku për të cilën ishte shqetësuar e befasuar fort.
Komuna lëre që nuk kishte vendosur shirita të sigurisë, por as që ishte në dijeni për të deri në ditën e mërkurë kur ekipi i emisionit për kryeqytetin “Ju flet Prishtina” e raporti rastin tek ta.
E po në atë natë, Drejtoria për siguri dhe emergjenca e lokalizoi këtë gropë masive, ku të njëjtit rastin e deleguan edhe në Drejtorinë e investimeve kapitale për sanim.