“Termokos” ngroh 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

Prishtina

“Termokos” ngroh 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Nga dita  sotme ka filluar procesi i ngrohjes nga ngrohtorja Termokos për 25 mijë konsumator në Prishtinë. E këtë sezon do bëhet matja e konsumit me mjetet matëse për të gjitha ata të cilët kanë këto pajisje. Nga Termokos kanë treguar edhe planet e zgjerimit në kryeqytet.

“Me Termokos jemi të kënaqur tepër të kënaqur prej si ka fillu me na ngroh prej Obiliqi, e jo me naft atje se na patën mërdhi disa vjet. Rreth 50 eurove, një metër dru që mu kish dasht me i ble, dmth shumë ma lirë se me ble drutë”, tha banori Tahir Muharremi.

Janë gjithsej 25 mijë konsumator në kryeqytet që kanë filluar të ngrohen me Termokos.

“Ne sot zyrtarisht ashtu siç jemi të obliguar me ligjet në fuqi, me rregulloren e ZRRE-së, për furnizim me energji, kemi filluar procesin e ngrohjes për 25 mijë  konsumator aktiv. Por për shkak se temperaturat nuk janë aq të ulët në këtë fillim sezone deri sa përkeqësohet moti ne do të shkojmë duke ja përshtatur temperaturave te ambientit të jashtme”, tha zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka.

E për disa nga kjo sezon faturat e Termokosit do të shkojnë në bazë të konsumit që bëjnë.

“Të gjithë ata konsumatorët që kanë pranuar bashkëpunim me operatorin ekonomik që ka punuar  në kuadër të këtij projekti kanë hapur dyert e banesave te tyre të 17 mijë 500 konsumator janë vendosur këto pajisje matëse tek ata konsumator do të funksion ne do të presim që të ata konsumator të kemi faturat e para sipas konsumit”, tha zëdhënësja Uka.

Nga muaj prill pritet të filloj një projekt i ri , i cili do të furnizoj me ngrohje nga Termokosi edhe 12 mijë konsumator të tjerë të lagjes Arbëria, në pjesën e epërme të rrugës “Ahmet Krasniqi” si dhe një pjesë të lagjes Tophane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat