​Përurohet renovimi i kopshtit “Xixëllonjat”, kjo është vlera e investimeve

Prishtina

​Përurohet renovimi i kopshtit “Xixëllonjat”, kjo është vlera e investimeve

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:40
Pamje nga hapja

Pas dy vitesh renovime në vlerë prej 2.5 milionë euro, është përuruar institucioni parashkollor “Xixëllonjat” në lagjen Pejton, me kapacitet për 250 fëmijë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku Sadriu morën pjesë në këtë ceremoni përurimi.

Rama potencoi se duke krijuar kushte të mira, fëmijëve u mundësohet të mësojnë dhe të edukohen.

Ai tha se përurimi i renovimit të këtij institucioni është arritje për këtë pjesë të Prishtinës, pasi sipas tij kjo i ndihmon prindërit të punojnë më lirshëm.

Rama tregoi se pesë institucione parashkollore janë në renovim e sipër.

"Një punë tash dy vjeçare, një punë e madhe që ka ndodhur këtu në kryeqytet ku edhe e kemi ndërtuar një pjesë të madhe të re këtu të kopshtit 'Xixëllonjat'. Një investim prej 2.5 milionësh për 250 nxënës, fëmijë këtu në qendër të kryeqytetit”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se zhvillimin e nivelit arsimor e konsideron si kyç për transformim të kryeqytetit.

“Ne si kryeqytet e shohim zhvillimin e nivelit arsimor si kyç për transformim të kryeqytetit por edhe për të ardhmen tonë. Pra, është me rëndësi shumë të madhe që të krijojmë kushte të mirëfillta, kushtet më të mira të mundshme për më të vegjlit tanë, sepse pikërisht këta janë e ardhmja jonë. Kur krijojmë kushte të mira për ta, iu mundësojmë që të mësojnë, të edukohen...Kjo është një arritje këtu e madhe edhe për këtë zonë, për qendër të Prishtinës, sepse është një ndihmesë për prindërit... I kemi edhe pesë institucione të tjera parashkollore të cilat janë në zhvillim e sipër", tha Rama.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku Sadriu potencoi se renovimi i objektit “Xixëllonjat” është dëshmi që kryeqyteti u kushton rëndësi fëmijëve dhe mësuesve.

Ajo shtoi se Prishtina e meriton këtë kopsht madhështor.

"Këto gumzhimat e këtyre fëmijëve që sot po i ndjejmë këtu, për këtë ditë çdo ditë, ka 6 muaj që kam ardhur në 'Xixëllonjë' dhe kemi bërë një punë përditore bashkë me drejtoreshën, stafin e kopshtit 'Xixëllonja' dhe bashkë me ndërmarrjen banesore që na ka ndihmuar t'i përfundojmë punimet suksesshëm në këtë ndërtesë. Kjo është dëshmi që kryeqyteti i kushton rëndësi fëmijëve të vet, arsimit në përgjithësi dhe para se gjithash mësuesve që me një angazhim të shtuar i rrisin fëmijët tanë më shumë dashuri. Është një kopsht madhështor që e meriton kryeqyteti", potencoi Lushaku Sadriu.

Ndërkaq, në emër të prindërve dhe gjyshërve, Musli Aliu tha se janë me fat që në këtë institucion parashkollor kanë rritur dhe edukuar fëmijët.

"Unë jam i lidhur me këtë institucion qe 24 vite. Tre fëmijët e mi i kam rritur këtu. Tani e kam nipin. Të gjithë prindërit janë me fat që fëmijët edhe i kemi rrit në këtë institucion dhe atë që ka qenë i vjetër, por edhe në këtë të riun", tregoi Aliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat