Në kryeqytet vazhdon të ketë kolona të shumta të veturave, të cilat kryesisht ndodhin pasdite. Ekspertët e komunikacionit thonë se duhen bërë analiza javore për të përfunduar me një zgjidhje, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se për shkak të punimeve që po bëhen, edhe po krijohen kolonat.
Pas orës 15:00 e deri rreth orës 18:00 është periudha ku në rrugët e kryeqytetit krijohen kolona. Kjo periudhë shënon edhe përfundimin e orarin të punës për një pjesë të qytetarëve.
Kështu ishte edhe këtë të premte. Qytetarët po i konsiderojnë të mërzitshme pritjet në kolona.
Sipas ekspertit të komunikacionit Nol Deda, duhet të bëhet një analizë javore.
“Duhet me u bo një analizë javore prej menaxhimit të trafikut menaxhimi i tyre bëhën nëpër orët kulmore përmes personelit.Del personi sigurisht e kem llafin te rrethi u flamurit, aty duhet të dalin dy policë edhe me rregullu qarkullimin e automjeteve në hyrje edhe dalje”, tha Nol Deda.
Për këtë çështje foli edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se pengesat e qarkullimit po ndodhin si rezultat i punimeve që po realizohen.
“Tash jemi duke punu në të gjithë kryeqytetin edhe ku ka punë, normal që ka edhe pengesa të qarkullimit si rezultat i punimeve që jemi duke i bërë në të gjitha zonat, deklaroi Rama.
Ai tha se në kryeqytet po kryhen punime infrastrukturore që ndikojnë në gjendje më të mirë në komunikacion.