Kolonat në Prishtinë kthehen në “makth” për qytetarët

Prishtina

Kolonat në Prishtinë kthehen në “makth” për qytetarët

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Në kryeqytet vazhdon të ketë kolona të shumta të veturave, të cilat kryesisht ndodhin pasdite. Ekspertët e komunikacionit thonë se duhen bërë analiza javore për të përfunduar me një zgjidhje, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se për shkak të punimeve që po bëhen, edhe po krijohen kolonat.

Pas orës 15:00 e deri rreth orës 18:00 është periudha ku në rrugët e kryeqytetit krijohen kolona. Kjo periudhë shënon edhe përfundimin e orarin të punës për një pjesë të qytetarëve.

Kështu ishte edhe këtë të premte. Qytetarët po i konsiderojnë të mërzitshme pritjet në kolona.

Sipas ekspertit të komunikacionit Nol Deda, duhet të bëhet një analizë javore.

“Duhet me u bo një analizë javore prej menaxhimit të trafikut menaxhimi i tyre bëhën nëpër orët kulmore përmes personelit.Del personi sigurisht e kem llafin te rrethi u flamurit, aty duhet të dalin dy policë edhe me rregullu qarkullimin e automjeteve në hyrje edhe dalje”, tha Nol Deda.

Për  këtë çështje foli edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se pengesat e qarkullimit po ndodhin si rezultat i punimeve që po realizohen.

“Tash jemi duke punu në të gjithë kryeqytetin edhe ku ka punë, normal që ka edhe pengesa të qarkullimit si rezultat i punimeve që jemi duke i bërë në të gjitha zonat, deklaroi Rama.

Ai tha se në kryeqytet po kryhen punime infrastrukturore që ndikojnë në gjendje më të mirë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat