Kështu do të duket tuneli i Kurrizit pas renovimit që ka nisur, Rama jep detaje

Prishtina

Kështu do të duket tuneli i Kurrizit pas renovimit që ka nisur, Rama jep detaje

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, kanë inspektuar punimet e rinovimit të tunelit të Kurrizit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ky projekt do të bëjë përmirësimin e qarkullimit dhe të infrastrukturës.

“Rritja e sigurisë për këmbësorë, biciklistë dhe vozitësit e automjeteve; Përmirësimi i infrastrukturës së përgjithshme, përfshirë ndriçimin, largimin e ujërave atmosferik dhe largimin e gazrave të emetuara nga automjetet dhe bizneset ekzistuese,duke krijuar një hapësirë të re për qytetarët”, ka shkruar ai.

I pari i kryeqytetit ka treguar në detaje për planin e rinovimit të tunelit të Kurrizit.

Tuneli do të shndërrohet në një qendër aktive për aktivitete kulturore dhe komerciale. Do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale, duke sjellë një atmosferë të re në qytet. Përveç kësaj, tregjet e fermerëve dhe panairet lokale do të bëjnë këtë zonë një pikë të rëndësishme takimi për qytetarët”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat