Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në kryeqytet

Prishtina

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në kryeqytet

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:47
Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Prishtinë.

Në raportin e policisë në të trija rastet bëhet e ditur se gratë kanë qenë viktima të burrave të cilët i kanë sulmuar ato.

Policia:

Prishtinë / 23.10.2024 – 18:30. Është raportuar se i dyshuari kosovar i shkakton dhunë psikike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 23.10.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar. I njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 23.10.2024 – 07:57. Është raportuar se ankuesja kosovare është kanosur nga i dyshuari kosovar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat