Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Prishtina

Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 10:26
KEDS

Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00.

Zyrtarë të KEDS-it ka thënë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikauar për projektet investive.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.

Ai thekson se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në orën 17:00.

“Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për projektet investive”, thekson Krasniqi.

Ai ka lënë të kuptohet se në disa vende të kësaj lagjeje mund të rikthehet furnizimi edhe para orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat