Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka bërë një status, në të cilin ka kritikuar udhëheqjen e Komunës së Prishtinës.
Bajqinovci ka përmendur kolonat dhe sulmet e qenve endacakë si probleme të përditshme të qytetarëve në Prishtinë.
Madje, ai ka pasur edhe një kritikë ndaj LDK-së.
“Nuk po flas për kolonat apo kaosin në trafikun e Prishtinës, tash edhe pas sulmeve nga qentë endacakë tani edhe sorrat sulmojnë në kryeqytet.
Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme” – ka shkruar Bajqinovci.