Bajqinovci për Komunën e Prishtinës: Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Prishtina

Bajqinovci për Komunën e Prishtinës: Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 13:02
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka bërë një status, në të cilin ka kritikuar udhëheqjen e Komunës së Prishtinës.

Bajqinovci ka përmendur kolonat dhe sulmet e qenve endacakë si probleme të përditshme të qytetarëve në Prishtinë.

Madje, ai ka pasur edhe një kritikë ndaj LDK-së.

“Nuk po flas për kolonat apo kaosin në trafikun e Prishtinës, tash edhe pas sulmeve nga qentë endacakë tani edhe sorrat sulmojnë në kryeqytet.

Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme” – ka shkruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat