Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës të premten. Përveç asamblistëve të Vetëvendosjes dhe kryesuesit, askush tjetër nuk ka marrë pjesë në seancë.
Në këtë seancë ishte paraparë edhe Plani zhvillimor komunal 2024-2032 dhe buxheti i Komunës për vitin 2025.
Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 17 anëtarë.
Miratimi i buxhetit për vitin 2025 pati dështuar të miratohej edhe më herët për shkak të mospjesëmarrjes së asamblistëve.