​Drejtori për siguri i OSBE-së pritet në takim nga kryetari i Prishtinës

Prishtina

​Drejtori për siguri i OSBE-së pritet në takim nga kryetari i Prishtinës

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 09:56
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson.

Rama ka bërë me dije se Anderson ka qenë vendimtar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Edward Anderson - Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Rama është shprehur falënderues për punën e tij të palodhshme dhe përkushtimin ndaj misionit të sigurisë dhe rendit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat