Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë vendos kasaforta për telefona

Prishtina

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë vendos kasaforta për telefona

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Shkolla fillore e mesme e ulët “Pavarësia”, në kryeqytet nuk do të lejojë përdorimin e telefonave gjatë orëve mësimore. Kjo pasi që në klasat e kësaj shkolle janë vendosur kasaforta ku nxënësit po sa të hynë në klasë duhet të i dorëzojnë telefonat. Prindërit dhe  këshilli drejtues i nxënësëve e mirëpresin këtë vendim.

Ky është veprimi i parë që  nxënësit e  klasave te 8-ta dhe te 9-ta, të shkollës fillore të mesme të ulët “Pavarësia”  në Prishtinë bëjnë para se të nisin mësimin.

Kjo pasi që menaxhmenti i shkollës ka marre vendim qe përdorimi i  telefonit te mos lejohet gjate orëve mësimore.

Që nga fillimi i mësimit e deri në mbarim, telefonët do të qëndrojnë këtu.

E zëvendës drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj, tregoi pse kanë marrë vendimin për vendosjen e kasafortave në klasa.

“ Arsyeja për vendosjen e kasafortave nëpër klasat e nxënësve të nivelit të lartë, klasave 6 deri 9 është bërë që aty të futen telefonat gjatë orëve të mësimit kur ka mësim të mos përdoren telefonat sepse kjo është një brengë e kohëve të sotme në secilën shkollë “, ka deklaruar ai.

Brahaj pret që ky vendim të prodhojë rezultate më të mira tek nxënësit.

“Ne presim që në sjelljet e nxënësve të jenë më të mira që mos përdorimi i telefonit të ndikojë në procesin mësimor që nxënësit të mësojnë më shumë, të jenë më të përqendruar tek orët e mësimit e jo të jenë më shumë të interesuar për telefon.”

Edhe prindërit janë të kënaqur më këtë rregull që ka vendosur shkolla.

“Po më duket ide e mirë për shakë se nxënësit e kanë një lloj sigurie, që nëse ju vyen në rast nevoje emergjence familjare ose çfarë do qoftë i kanë aty telefonat. Por në të njëjtën kohë nuk i kanë gjatë procesit mësimorë që me i pengu më u dekoncentrua ose çfarë do qoftë”, ka deklaruar njëri nga prindërit.

Ndërsa, nga këshilli drejtues i nxënëseve tregojnë që  ky vendim në fillim nuk ishte pritur mirë ani pse  ideja është propozuar nga ky këshill.

“Në fillim nuk është se është  mirëpritur prej nxënësve por edhe kanë mohu me i dorëzua telefonat në kasaforta. Por mandej e kanë parë se janë të sigurt telefonat edhe kanë vendos me u bindë por edhe ka qenë një ide shumë e mirë e cila është propozua nga këshilli drejtues i nxënësve”, ka thënë kryetarja e këtij këshilli, Alena Mehmeti.

Këto  kasaforta mund të hapën nga kryetarja e klasës apo edhe nga vetë kujdestari i klasës.

Ndërsa edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata të  kësaj shkollë shumë shpejtë do të kenë të vendosura kasafortat në klasën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat