A do ndërtohet ishulli urban pa pëlqimin e MKRS-së?

Prishtina

A do ndërtohet ishulli urban pa pëlqimin e MKRS-së?

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Trupimin e rrugës përgjatë hekurudhës  e kapërcimin e murit të betonit nuk do ta bëjnë edhe gjatë.

Në fakt kjo ka qenë një prej formave që ka rrezikuar edhe vet qytetarët sa herë që e kanë bërë këtë ecje për të shkuar në lagjen Arbëria nga zona Qendër, deri në ato raste kur “Ju flet Prishtina” kishte raportuar edhe për një shkallë druri si mbikalimi i zorit ku në të ngjiteshin edhe fëmijët.

Krejt këto do të marrin fund nëse projekti për ndërtimin e ishullit urban, Arbëri-Pallati i Rinisë jetësohet, e për të cilën qeverisja lokale ka bërë inaugurimin e punimeve të mërkurën.

”Platoja llogaritet përmbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe, në vlerë prej gati 6.5 milionë euro dhe me plan dinamik prej 180 ditë punime. Pjesa e dimrit e zgjatë pjesen e punimve, lidhen diku 30 mijë banorë të lagjes Arbëria, eleminohen vështirësitë e komunikimit te pjesa e hekurudhës dhe Pallatit të Rinisë”, u shpreh, Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale, Prishtinë.

Kjo ndërlidhje do t’i ketë katër kyçje.

Por a do të ketë probleme në realizimin e këtij premtimi, ngase komuna edhe vet e pranon që nuk ka marr ende pëlqim nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve për shkak të statusit që ka objekti i Pallatit të Rinisë.

Kreu i Investimeve Kapitale beson që nuk do të ketë telashe as me INFRAKOS-in, meqë kjo plato kalon mbi hekurudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat