Reagon komuna e Prishtinës për prerjen e pishave te sheshi: Është akt i Ministrisë së Kulturës

Prishtina

Reagon komuna e Prishtinës për prerjen e pishave te sheshi: Është akt i Ministrisë së Kulturës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 10:44
Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës

Disa ditë më parë në një pjesë të kryeqytetit janë prerë disa drunjë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Komunës së Prishtinës.

Nga Komuna kanë dënuar aktin dhe kanë thënë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ata.

‘’Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas Komunës Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar, thuhet më tutje në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat