Ministria e Kulturës: Prerja e drunjve ishte e domosdoshme për restaurimin e teatrit

Prishtina

Ministria e Kulturës: Prerja e drunjve ishte e domosdoshme për restaurimin e teatrit

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Pasi nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj reagoi duke e dënuar prerjen e drunjve te Teatri Kombëtar në kryeqytet, duke e quajtur veprimit të papranueshëm dhe të turpshëm, Ministria e Kulturës doli me një sqarim.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se largimi i drurit ka qenë i paraparë në projektin e restaurimit të plotë dhe zgjerimit të hapësirave të teatrit, për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimin e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit.

“Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht, dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale.

Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje” thuhet më tej në sqarim të Ministrisë së Kulturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat