Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi.
Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi ra heroikisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat serbe.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte dhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.
“Ismeti ishte fqiu im, miku i shtëpisë dhe djali i lagjes së Kodrës së Trimave-Prishtinës, hero i kombit. Sakrifica e tij është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit ndaj lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.