Komuna e Prishtinës njofton se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, u finalizua draft-ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030".
Në një njoftim për medie bëhet e ditur se si nikoqir të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, janë finalizuar procedurat për nisjen e këtij organizimi historik për Kryeqytetin dhe Kosovën.
“Në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, u finalizua draft ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Dokumenti pritet të votohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe të procedohet për miratim në Kuvend”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës falënderon ICMG-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partnerët tjerë që po e bëjnë këtë projekt të madh të realizohet me sukses.