Reshjet e shiut, vërshon një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet

Prishtina

Reshjet e shiut, vërshon një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:10
Foto nga vendi i ngarjes

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë është vërshuar në orët e mbrëmjes si pasojë e reshjeve të shiut.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ajo këshillon qytetarët për kujdes të shtuar, veçanërisht së sigurojnë objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era, po ashtu të reduktojnë lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar dhe të shmangin parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe për ndihmë apo raportime qytetarët mund të kontaktojnë Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat