​Policia shtrëngon masat e sigurisë në trafikun rrugor në kryeqytet

Prishtina

​Policia shtrëngon masat e sigurisë në trafikun rrugor në kryeqytet

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka shtuar masat për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke synuar parandalimin e aksidenteve si pasojë e shkeljeve të rregullave të trafikut.

Fokus i veçantë është kalimi në semafor të kuq që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik dhe tejkalimi në vijë të plotë, që shpesh përfundon me aksidente fatale.

Sot janë ndëshkuar pesë shoferë për kalim në semafor të kuq me pezullim të patentës për tre muaj, 13 shoferë për tejkalim në vijë të plotë, dy shoferë për përdorim të telefonit (hera e dytë) me konfiskim patente, dy automjete janë konfiskuar për mosrespektim të masave mbrojtëse, ndërsa janë regjistruar edhe
57 kundërvajtje të tjera.

Policia paralajmëron se kontrolli i shtuar do të vazhdojë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, andaj apelon që të respektohen rregullat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithëve.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat