Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit sot (e hënë) do të mbesin pa ujë për disa orë.
Kjo bëhet sipas tyre për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.
"Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën 'Ndue Përlleshi', 'Qëndresa', 'Lagjja e Muhaxherëve' dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë", thuhet në njoftim.
Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00.