Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Bashkë me Zhegrovën, tek i pari i kryeqytetit ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, transmeton =.
Me këtë rast, yllit të Lille, Rama ia ka dorëzua “Hyjneshen në fron”, derisa ka thënë se Zhegrova po e bënë krenare Kosovës me paraqitjet e tij në Evropë.
“Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova. Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare. Kryeqyteti gjithmonë mbështet kampionët e saj.”, ka shkruar Rama në ‘Facebook”.