Faturimi me Matje: 60.3% e konsumatorëve të Termokos kanë pranuar fatura më të ulëta

Prishtina

Faturimi me Matje: 60.3% e konsumatorëve të Termokos kanë pranuar fatura më të ulëta

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 13:45
Termokos

N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar  fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri të faturimit me matje.

Ky rezultat tregon një progres të rëndësishëm në implementimin e teknologjive moderne të matjes dhe ffaturimit, që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për konsumatorët dhe efikasitet më të lartë në  menaxhimin e shpenzimeve.  

Me këtë sistem të ri, Termokos ka arritur të sigurojë fatura më të ulëta për shumicën e konsumatorëve të saj përmes sistemit me matje, duke përmirësuar transparencën dhe drejtësinë në procesin e faturimit. 

Ky sistem është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të mirë të energjisë dhe ofron mundësi të reja për rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.  

Termokos mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë dhe përpjekjet për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e Prishtinës.  

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm,bëjmë thirrje për kursimin e energjisë termike, në mënyrë që të sigurojmë fatura më të ulëta dhe një sistem më të qëndrueshëm të ngrohjes.  

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat