N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri të faturimit me matje.
Ky rezultat tregon një progres të rëndësishëm në implementimin e teknologjive moderne të matjes dhe ffaturimit, që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për konsumatorët dhe efikasitet më të lartë në menaxhimin e shpenzimeve.
Me këtë sistem të ri, Termokos ka arritur të sigurojë fatura më të ulëta për shumicën e konsumatorëve të saj përmes sistemit me matje, duke përmirësuar transparencën dhe drejtësinë në procesin e faturimit.
Ky sistem është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të mirë të energjisë dhe ofron mundësi të reja për rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.
Termokos mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë dhe përpjekjet për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e Prishtinës.
Duke iu falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm,bëjmë thirrje për kursimin e energjisë termike, në mënyrë që të sigurojmë fatura më të ulëta dhe një sistem më të qëndrueshëm të ngrohjes.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!