Bregu i Diellit në hije: 8 vite pa ndriçim publik

Prishtina

Bregu i Diellit në hije: 8 vite pa ndriçim publik

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 16:31
Fadil Cakolli

Fadil Cakolli, banor i lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e ndriçimit në këtë zonë.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, Cakolli tha se lagjja ka mungesë të dritave për më shumë se tetë vjet dhe institucioni komunal nuk gjen zgjidhje për ta.

“Kjo lagjje nuk ka ndriçim që 8 vite . Nuk e dimë nëse ekziston kjo zonë për komunën,” u shpreh ai.

Cakolli njëherësh përmendi se problemet me shtyllat elektrike dhe prania e qenve endacakë, po i rrezikon  banorët.

“I jam drejtuar KEDS-it, më kanë thënë që do të vijnë, por situata mbetet e njëjtë. Problemi është edhe për njerëzit me karroca, të cilët nuk shohin asgjë në terr,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat