Fadil Cakolli, banor i lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e ndriçimit në këtë zonë.
Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, Cakolli tha se lagjja ka mungesë të dritave për më shumë se tetë vjet dhe institucioni komunal nuk gjen zgjidhje për ta.
“Kjo lagjje nuk ka ndriçim që 8 vite . Nuk e dimë nëse ekziston kjo zonë për komunën,” u shpreh ai.
Cakolli njëherësh përmendi se problemet me shtyllat elektrike dhe prania e qenve endacakë, po i rrezikon banorët.
“I jam drejtuar KEDS-it, më kanë thënë që do të vijnë, por situata mbetet e njëjtë. Problemi është edhe për njerëzit me karroca, të cilët nuk shohin asgjë në terr,” shtoi ai.