Lushaku Sadriu: Mësimi tërëditor rrit cilësinë e arsimit

Prishtina

Lushaku Sadriu: Mësimi tërëditor rrit cilësinë e arsimit

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 13:48
Jehona Lushaku-Sadriu

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka prezantuar modelin e mësimit tërëditor që po zbatohet në pesë shkolla në Prishtinë.

Ajo ka shpjeguar përfitimet që sjell ky model për nxënësit dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të tij në të gjitha shkollat e Kosovës.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Facebook, Lushaku-Sadriu ka detajuar se si funksionon mësimi tërëditor. “Këtu janë nxënësit e klasëve të para deri tek e pesta, të cilët e aplikojnë një mësim për gjithë ditën, fillojnë mësimin nga 07:45 me lëndët bazike, pastaj vazhdojnë me shujtën e ngrohtë e cila është financuar tërësisht nga kryeqyteti, është një shujtë e pasur me minerale, vitamina dhe karbohidrate atë që ka nevojë më së shumti fëmija në shkollë…” – ka thënë ajo.

Sipas saj, pasdite nxënësit angazhohen në një program të pasur me 13 lloje të ndryshme të aktiviteteve. “Dhe pasdite kemi aplikuar një program shumë dimensional, i cili përbën 13 lloje të aktivitetesh, që janë kryesisht aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin kognitiv të fëmijëve, lexim-kuptimin që ka të bëjë me interpretimet e ndryshme të teksteve atë që PISA më së shumti po na kërkon, dhe pastaj ka orë shtesë të edukatës fizike, të sportit, të kulturës dhe muzikës.” – ka shpjeguar ajo.

Lushaku-Sadriu e cilësoi këtë model si një histori suksesi që duhet të zbatohet në gjithë Kosovën.

Jehona Lushaku-Sadriu është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së në zgjedhjet parlamentare dhe kandidon me numrin 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat