Shkrepje mahnitëse nga ajri, si duket Prishtina pas mesnate

Prishtina

Shkrepje mahnitëse nga ajri, si duket Prishtina pas mesnate

Më: 1 janar 2025 Në ora: 23:00
Prishtina, shkrepje mahnitëse nga ajri

Fotografët, Arben Llapashtica dhe Arton Krasniqi, kanë realizuar disa fotografi të jashtëzakonshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, duke përdorur teknologjinë moderne të dronëve.

Pas mesnate të ditë së parë të vitit 2025, pas ndezjes së fishekzjarrëve, Kosovën e mbuloi mjegulla e dendur.

Fotografët kanë shfrytëzuar momentin e duhur për të bërë shkrepje mahnitëse.

Image
Prishtina

“Fotot e para të mjegullës me atmosferë mistike dhe intriguese. Mjegulla sot ka jap një pamje dramatike, ama edhe ju jeni meritor… ja keni ndihmu mramë me qenë e pa pastërt me arsenal fishekzjarrësh”, shkroi Llapashtica në Facebook, në mbishkrimin e fotove.

Ndërkaq, Krasniqi në mbishkrimin e fotografive ka shkruar se “Nuk osht AI, osht realitet! Gëzuar 2025”.

Këto imazhe ofrojnë një perspektivë të re dhe të mrekullueshme të qytetit, duke kapur bukuritë e tij nga një këndvështrim i panjohur më parë për shumicën e njerëzve.

Image
Prishtina

Me një aftësi të veçantë për të fiksuar detajet dhe atmosferën e qytetit, fotografët arritur të krijojë pamje që pasqyrojnë harmoninë e arkitekturës, natyrës dhe jetës urbane në Prishtinë.

Fotografitë nga droni janë të mbushura me ngjyra të gjalla dhe ndriçim të mahnitshëm, që krijojnë një atmosferë magjike për ata që shohin këto pamje gjatë natës.

Duke përdorur teknologjinë moderne, kanë sjellë një dimension të ri të fotografisë urbane, duke e bërë qytetin të duket si një peizazh të vërtetë artistik.

Image
Prishtina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat