​Nënkryetari Zogaj prezanton programin për 80 çerdhe të reja

Prishtina

​Nënkryetari Zogaj prezanton programin për 80 çerdhe të reja

Më: 8 janar 2025 Në ora: 22:05
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar programin e partisë për ndërtimin e 80 çerdheve moderne në mbarë vendin. Ky program synon të siguroj hapësira edukative dhe argëtuese për fëmijët, duke përmirësuar standardet e arsimit të hershëm dhe duke lehtësuar qasjen e prindërve në këto shërbime.

Sipas Zogaj, investimi prej 80 milionë eurosh do të mundësojë krijimin e çerdheve të pajisura me infrastrukturë moderne, mjedise të sigurta dhe hapësira kreative për lojë dhe mësim.

Ai theksoi se ky projekt është pjesë e strategjisë së përgjithshme të LDK-së, është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Zogaj ftoi qytetarët që të jenë pjesë e ndryshimit, duke mbështetur këtë vizion për një Kosovë më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat