​Rama: Komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind

Prishtina

​Rama: Komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind

Më: 9 janar 2025 Në ora: 11:34
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për medie ka shpalosur sfidat dhe të arriturat gjatë vitit të kaluar.

Si sfidë ai ka konsideruar pengesat e shkaktuara nga niveli qendror për realizimin e disa projekteve.

Ai tha se niveli qendror nuk e ka mbështetur projektin e unazës së kryeqytetit.

“Kemi pasur një vit shumë intensiv me shumë sfida edhe projekt të mëdha qe i kemi kryer gjatë gjithë vitit. Sfidat kryesor është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematike duke stimuluar adoptimin deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë emdacak dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”, tha ai.

“Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovën duke marr parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

Rama tha se nënkalimi Agim Ramdani nga marsi është projekt i përfunduar.

“Kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banor të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për tu realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekti”,

Krahas, sfidave, Rama tha se komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind.

“Kemi lajme të shkëlqyera. Kemi thyer rekorde këtë vit në realizmin e buxhetit, ka pasur rritje të realizmit të buxhetit vit pas viti. Në vitin 2024 ka pasur realizim historik të buxhetit mbi 80 për qind”, ka thënë ai.

I pyetur për tollovinë në trafik me të cilat po vazhdon të ballafaqohet kryeqytetit kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se pengesat për ndërtimin e unazës së kryeqytetit po ndërlidhen me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat