​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

Prishtina

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

Më: 9 janar 2025 Në ora: 14:06
Komuna e Prishtinës

Asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” nuk e ka mbështetur familja Jashari, për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencë për media ku prezantoi të arriturat e qeverisjes së tij për vitin 2024 dhe planet për vitin 2025.

Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.

“Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai.

Sa i takon tregut të gjelbër, Rama tha se aktualisht e kanë ofertën nga sektori privat për këtë projekt dhe në mbledhjen e radhës do të jetë pikë e rendit të ditës për votim.

Lidhur me lejen për qendrën tregtare “Central Park”, i pari i Prishtinës tha se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat