Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se sot kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë prezantuar investimet 1.5 miliardë euroshe për kryeqytetin.
Havolli ka shtuar se këto projekte përfshijnë: ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës, Spitalin e Kosovës, Qendrën Kombëtare të Sportit, Mësimin gjithëditor dhe ndërtimin e parkut më të madh teknologjik.
Ai ka thënë se është iniciator i projektit për digjitalizimin e qytetit (Smart City Concept).
“Në përvojën time si Kryeshef Ekzekutiv i Prishtina Parking dhe si iniciator i projektit për digjitalizimin e qytetit – Smart City Concept, e ndjej këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe jam plotësisht i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim tonin.”
“Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin. ✅124 për LDK ✅1 Lumir Abdixhiku ✅40 Sokol Havolli”.