Lushaku-Sadriu për mësimin tërëditor: Ka ulur shpenzimet e prindërve

Prishtina

Lushaku-Sadriu për mësimin tërëditor: Ka ulur shpenzimet e prindërve

Më: 19 janar 2025 Në ora: 12:56
Jehona Lushaku-Sadriu

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe kandidate për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka treguar se si i ndihmon prindërit, reforma e nisur në kryeqytet e mësimit tërëditor.

Ajo në emisionin Fushata në T7, ka thënë se aplikimi i mësimit tërëditor, ka treguar se e ka ulur shpenzimet e prindërve.

“Deri sot, prindërit kanë paguar qëndrime private për fëmijët, e fëmijët kanë ndejtë në shkollë vetëm katër orë, sot kur rrinë tetë orë edhe është lehtësim edhe për familjen, por është edhe ulje e kostos, pastaj e lehtëson jetën e nënave, kryesisht që kanë qenë të papuna. Ato kanë mundësi sot të punojnë, por reforma është bërë me qëllim që fëmijëve t’u jepet mundësi shkollimit më cilësor edhe të adresohen sfidat që testi PISA-s i ka adresuar”, ka thënë nënkryetarja e Prishtinës.

Në garën për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka numrin 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat