Rruga e shtruar para tre muajsh që lidh Kodrën e Trimave me Vranjevcin në Prishtinë tashmë është në gjendje të keqe, duke shkaktuar pakënaqësi te banorët e zonës.
“Me tri muaj rruga me u ba kështu, nuk është normale”, thotë Mehmet Berisha, një nga banorët e lagjes.
Ai fajëson cilësinë e dobët të punimeve për dëmtimet e shumta që tashmë po shkaktojnë probleme me automjetet e tyre.
Sipas tij, situata nuk prek vetëm shoferët, por edhe banorët e shtëpive përreth.
“Kjo rrugë e ka prish rehatinë e banorëve, sepse dëmtimet e saj krijojnë pluhur dhe zhurmë të madhe”, u shpreh ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.