​Ajri shumë i ndotur në Prishtinë

Prishtina

​Ajri shumë i ndotur në Prishtinë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ajri i ndotur vazhdon të dominojë në kryeqytetin e Kosovës që nga fillimi i muajit. Edhe sot indeksi i cilësisë së ajrit në pikën matëse të vendosur në sheshet e Prishtinës, ka regjistruar një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në ajër çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Në raportin e fundit për ajrin të Agjencisë e Mjedisit, tregohet se ende ka vlera të larta të PM10-PM2.5, veçanërisht në vendet industriale dhe urbane.

“Vlerat mesataren mujore me tejkalime të PM10 janë regjistruar në stacionin e Rilindjes, në dhjetor me 59 µg/m3, ndërsa vlerat me tejkalime të PM2.5 janë regjistruar në stacionet monitoruese të Rilindja me 43 µg/m3 dhe në Obiliq me 41 µg/m3. Vlerat me tejkalime të PM10, janë regjistruar si me të larta në stacionin e Gjilanit, me vlera mesatare mujore me të larta 62 µg/m3, ndërsa vlera me tejkalime për PM2.5, si me te larta janë regjistruar në stacionet Gjilan me 52 µg/m3. Në të dy zonat e monitorimit të cilësisë së ajrit janë konstatuar 216 ditë me tejkalime. Sipas vlerësimeve ka pasur tejkalime nga vlerat kufitare te lejuara për të dy TC A dhe B për emisionet ndotëse si; pluhurit, SO2, Nox”, thuhet në raport, ku edhe rekomandohet që të zbatohet legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, gjegjësisht ajrit dhe të gjitha aktet nënligjore, por gjithashtu të zbatohen politikat dhe strategjitë e aprovuara mjedisore për mbrojtën e mjedisit, e me theks te veçantë mbrojtën e ajrit nga ndotja.

Ndërkohë, edhe Instituti i Shëndetit Publik ka dal disa herë me raporte, ku rekomandonte qytetarët të kenë kujdes pasi ajri është shumë i ndotur dhe i dëmshëm për shëndetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat